Pamela Prati është një ndër emrat më të njohur të ekranit dhe botës së artit në Itali e cila së fundmi është bërë kryefjalë e të gjitha mediave rozë.
E gjitha nisi nga një histori e trilluar nga figura e njohur si dhe nga partneret e saj të një agjencie talentesh, e cila shkaktoi reagime të shumta dhe nxiti opinionin publik.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Verissimo”, 61 vjeçarja tregoi një histori që i magjepsi të gjithë e padyshim që fillimisht asnjë nuk dyshoi për të. Sipas rrëfimit të saj, Pamela do të martohej me një person të quajtur Mark Caltagirone e duke shprehur gjithashtu dëshirën e saj për të pasur dy fëmijë me të.
E në këtë moment bëhet edhe lidhja me Shqipërinë. Sipas Pamelës, i ashtuquajturi Mark kishte biznese të shumta në Shqipëri. Por asnjëri nuk e njihte Markun e askush nuk e kishte parë ndonjëherë.
Kështu ngrihen dyshimet, dhe vërtetohet se në shqipëri nuk ekziston asnjë person me emër të tillë e të ketë ngritur biznese në vendin tonë.
Ishte gazetari i njohur Gabriele Parpiglia, ai i cili hodhi “dritë” mbi këtë ngjarje të shëmtuar të sajuar nga figura e njohur italiane.
Ai bashkëpunoi me një koleg për të zbardhur ngjarjen dhe një intervistë të një dëshmitari e bëri publike për herë të parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.
Më poshtë mund të lexoni intervistën e Gabriele Parpiglia me një nga anëtaret e agjencisë:
Parpiglia: Rreth kësaj martese qarkullojnë lajme të rreme që edhe sot nuk gjejnë përgjigje. Por ti je ndër të paktat që je pozicionuar në krah të Pamela Pratit. Përse e ke mbrojtur këtë situatë?
– Sepse unë jam një person që beson shumë në miqësi, ndaj i kam mbrojtur…. kur pashë deklaratat e tyre, më ngriu gjaku.
Parpiglia: Çfarë ke parë?
– Kam parë një sekuencë ku Pamela Perriciolo menaxherja jonë, fliste me zë të transfromuar burri tek portali FanPage duke u shtirur sikur te ishte avokati i çështjes; me ngriu gjaku. Por në këto rrethana jashtë restorantit, Pamela Perriciolo më tregoi një foto të Markos …
Parpiglia: Ia kërkove ti?
– Jo. Në shtëpinë e saj.
Parpiglia: Pra ti ke parë foton e Marco Catalgirone?
– Te tretën. Një foto ma tregoi Eliana, foton e dyte të Marc ma treguan Eliana dhe Pamela së bashku, dhe të tretën ma tregoi Pamela dhe ishte prapë një Marc tjetër.
Parpiglia: Nëqoftëse ato do të thonë se këto fjalë që ti po thua tani janë gënjeshtra, si do ti përgjigjeshe?
-Ato mund të thonë tani që është e gjitha një gënjeshtër por unë kam provat që demonstrojnë genjeshtrat e tyre. Ato për mua nuk ekzistojnë më. Mbyllet një kapitull dhe unë nuk dua t’ia di më… Më kanë vënë në lojë dhe janë tallur me mua.
Parpiglia: Sipas teje Marco Caltalgirone ekziston apo jo?
– Marko Caltagirone për mua nuk ekziston.