Zhveshje, kërcënime dhe DISSE! Kush ishte “molla e sherrit” që përçu VIP-at shqiptarë? – AlpeGossip
Zhveshje, kërcënime dhe DISSE! Kush ishte “molla e sherrit” që përçu VIP-at shqiptarë?

Zhveshje, kërcënime dhe DISSE! Kush ishte “molla e sherrit” që përçu VIP-at shqiptarë?

Janë këngëtarë të famshëm, gazetarë dhe moderatorë të bukur e të talentuar, por dhe shumë kapriçoz, tekanjoz dhe me raste dhe deri në agresivitet.

Edhe pse i shohim në televizione dhe mendojmë se janë miq të mirë në fakt edhe ata kanë përplasje mes tyre.

Disa kanë lënë përshtypje të madhe dhe diskutim të gjërë tek publiku shqiptar ndërsa disa të tjerë kanë qënë më pak në dukje por jo se janë më pak të rëndësishëm.

Albeu.com, ju sjell disa nga rastet që hapen një gamë të gjërë debatesh.

E nisim me sherrin më të “freskët”, diskutimi i zhveshjes nga gazetari Nano. Moderatori i emisionit “Provokacija” në ABC Neës, Mustafa Nano, në monologun e tij të fundit kal shigjetuar dy vajza të ekranit, moderatoret e Supersport, Bora Zemani dhe Ilda Bejleri.

Nano kritikon veshjen e shkurtër të Bora Zemanit të cilën e krahason me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

Ai shprehej në emisionin e vet, se veshjet e Ilda Bejlerit në emisionin që drejtonte ishin vulgare dhe të pahijshme, pasi zbulonin më shumë se ç’duhej.

Kjo bëri që ky diskutim të merrte një diskutim të gjërë në emisione të ndryshme. Madje Ilda kërcënoi se do e ndiqte me gjyq.

Disa kohë më parë në rrjetet sociale ka patur një përplasje mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe ish miss Shqipërisë Egla Harxhi. Gazetarja ka folur për marrëdhënien treshe të Eglës gjë e cila nuk i ka pëlqyer kësaj të fundit.

Herë pas here Egla ka bërë pastime të ndryshme në rrjetet sociale të cilat ishin një kërcënim për gazetaren pasi i tha se do e hidhte në gjyq.

Të gjithë e mbani mend arsyen e zënkës me Enca Haxhiaj dhe Noizy-t. Ishte një deklaratë e këngëtares e cila shkaktoi shumë pakënaqësi te Noizy dhe kështu ata ndërprenë çdo marrëdhënie.

E gjithë kjo situatë e “sherrit” nisi pasi Enca u tha të gjithëve se karrierën e saj e ka krijuar vetë dhe nuk ishte askush ai që e bëri të jetë ajo që është sot, një ndër femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës.

Noizy nga ana tjetër e akuzoi publikisht në Instagram si mosmirënjohëse duke e përjashtuar nga grupi “OTR”. Por në atë moment edhe Enca ia ktheu duke i thënë është këtu ku është vetëm me forcat e veta.

Para pak ditësh vajzat seksi Roza Lati dhe Aurela Hoxha kanë qenë në qendër të vëmendjes në portale, sepse ishte deklarata e drejtpërdrejtë e Roza Latit ku e quante Aurelën jo reale si në personalitet ashtu edhe në pamje duke vijuar me ironizimin e pushimeve luksoze të saj, ajo që i hodhi benzinë sherrit. Më pas ato nisën një luftë virale me njera-tjetrën.