“PËR JU QË MË PYESNI…”/ Arbana Osmani reagon pas aludimeve të ditëve të fundit – AlpeGossip
“PËR JU QË MË PYESNI…”/ Arbana Osmani reagon pas aludimeve të ditëve të fundit

“PËR JU QË MË PYESNI…”/ Arbana Osmani reagon pas aludimeve të ditëve të fundit

Nëse ka një pyetje që, me siguri, nuk do të kishte asnjë çmim për Arbana Osmanin, ajo do të ishte, pa dyshim, e lidhur me “Big Brother”. Për çdo vit, për çdo sezon të ri, nisin aludimet nëse është ose jo Arbana, nëse ka ndonjë emër tjetër që lakohet për t’i zënë vendin, nëse ka ose jo konflikte me producentët e Top Channel etj.

Moderatorja e njohur, edhe këtë herë, edhe këtë sezon, ka zgjedhur të heshtë, por tani që ka nisur një sipërmarrje të re, s’mund të rrinte pa reaguar edhe për pyetjen e të gjithëve: a do ta prezantojë ajo “Big Brother VIP” këtë vit?

Në një status të fundit të saj, Arbana lajmëron për sipërmarrjen e saj të re, një restorant te Piramida, në Tiranë, ku do të presë çdo ditë miqtë dhe dashamirësit, por gjithashtu, nuk harron të thotë se, krahas biznesit, shumë shpejt, do të rikthehet në ekran.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”– e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga Top Channel.