Moderatorja Elita Rudi është në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Herë pas here, ajo ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë janë bërë kuriozë për gjininë e bebit, të cilën ende nuk e ka zbuluar.
Në një postim në Instastory, moderatorja ka treguar se pak para se të lindë, do të bëjë gjestin më të bukur për të dhe bebin e saj. Ajo do të përdorë argjilën e bardhë tek zona e barkut, për të ruajtur formën e tij pak ditë para lindjes së fëmijës.
“Kush e ka provu?”, shkruan Elita në foton e publikuar me argjilën në dorë, duke treguar se është gati për kujtimin më të bukur të shtatzënisë.