ENDE PA ARDHUR NË JETË/ Mozzik tregon dhuratën e çmuar për bebin – AlpeGossip
ENDE PA ARDHUR NË JETË/ Mozzik tregon dhuratën e çmuar për bebin

ENDE PA ARDHUR NË JETË/ Mozzik tregon dhuratën e çmuar për bebin

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë. Duket se çifti po bëhet gati për ardhjen në jetë të bebit, ndaj kanë nisur me blerjet!

Në profilin e tij në “Instagram”, Mozzik i tregon fansave se nuk është kursyer aspak për të voglin, pasi për të familja është e para. Për vogëlushin, babi Mozzik ka blerë një xhaketë të vogël të markës Gucci, që ka të vizatuar pas ylberin.

Kjo nuk është dhurata e para e reperit për të bebin, pasi më parë i ka blerë edhe një palë atlete të së njëjtës markë. Mesa duket, Mozzik mezi pret të mbajë në krahë vogëlushin e tij!