Vajzë me fat: Bashkëshorti i bën Adelina Tahirit dhuratën super luksoze që do t’ju lërë pa mend – AlpeGossip
Vajzë me fat: Bashkëshorti i bën Adelina Tahirit dhuratën super luksoze që do t’ju lërë pa mend

Vajzë me fat: Bashkëshorti i bën Adelina Tahirit dhuratën super luksoze që do t’ju lërë pa mend

Këta muajt e fundit padyshim do të jenë ndër më të paharrueshmit për këngëtaren Adelina Tahiri.

Bukuroshja bjonde për një kohë të shkurtër surprizoi fansat me lajme të njëpasnjëshme të gëzueshme, siç ishte fejesa, martesa e më pas lajmi i shtatzënisë.

Këngëtarja tashmë ka nisur një jetë të re me bashkëshortin e saj Serjozha Markov, i cili duket se po e trajton Adelinën si të ishte një princeshë e vërtetë.

Ditët e fundit ajo ka treguar detaje nga shtëpia e tyre e mbuluar në ar, por dhurata e fundit që Tahiri ka marrë nga bashkëshorti i ka lënë vërtet të gjithë pa fjalë.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Adelina shihet duke pozuar pranë një makine super luksoze në ngjyrë të bardhë.

Në foton në fjalë, këngëtarja shihet e buzëqeshur teksa qëndorn pranë dhuratës së saj më të re, që është zbukuruar me një fjongo blu. Jo keq si dhuratë shtatzënie…