Shefja i çon mesazh: “Mos hajde në punë pa hequr puçrrat”, punonjësja e flliq publikisht (FOTO) – AlpeGossip
Shefja i çon mesazh: “Mos hajde në punë pa hequr puçrrat”, punonjësja e flliq publikisht (FOTO)

Shefja i çon mesazh: “Mos hajde në punë pa hequr puçrrat”, punonjësja e flliq publikisht (FOTO)

Një studente e cila punonte në kafene ka marrë një mesazh nga shefja e saj e cila i kërkonte të mos vinte më në punë e dehur dhe me shenja në qafë, referuar akneve. Emily McNamara është 15 vjeç dhe ka vetëm pak kohë që ka filluar punën si pjatalarëse në këtë kafene. Shefja e cila i ka shkruar punonjëses në Facebook i bën të ditur se nëse vjen më në punë me akne do e pushojë dhe e akuzon se ka shkuar e dehur.

Mamaja e 15-vjeçares është shprehur se vajza e saj ka humbur vetëbesimin për shkak të kësaj dhe dikur në shkollë ngacmohej pse kishte akne. Vajza ja ka bërë publike mesazhet shefes e cila është justifikuar duke u shprehur se thjesht po mundohet të menaxhojë biznesin.

“Pershendetje Emili. Po te shkruaj qe te te informoj se isha shume e shqetesuar per paraqitjen dhe performancen tende ne pune javen e fundit. Te vish ne pune me shenja ne qafe dhe nen ndikimin e alkoolit eshte e papranueshme dhe nuk do tolerohet. Pres qe tani e tutje kur te vish ne pune te jesh e paster dhe e paraqitshme gjithe kohen”, shkruan nder te tjera ne mesazhin e saj shefja Elicha Scott te cilen e shihni ne foton e meposhtme.