Vin Veli: Dasma bëjnë edhe këngëtarët, pse gjykojnë vetëm DJ? (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Vin Veli: Dasma bëjnë edhe këngëtarët, pse gjykojnë vetëm DJ? (FOTO+VIDEO)

Vin Veli: Dasma bëjnë edhe këngëtarët, pse gjykojnë vetëm DJ? (FOTO+VIDEO)

Një intervistë dominuar nga sinqeriteti, ishte ajo me Dj Vin Veli në “Një kat më lart” me moderatorin Ermal Peçi. Duke folur për tregun e dj në vendin tonë ai tha se mediat shqiptarë nuk promovojnë e mbështesin të rinjtë që duan të bëhen dj.

“E dini sa të rinj duan të bëhen DJ? Sa të talentuar janë? Këtu bëhën spektakle pafund, asnjë për Dj” – ndërsa Ermali ndërhyri duke i thënë se ata shpesh gjykohen për shkak se punojnë në dasma.

“Dasma bëjnë edhe këngëtarët. Madje këngëtarë të mirë. Konkurojne edhe në festivale. Atehëre pse për DJ bëhet ky gjykim? Ka shumë të rinj që më talentin e tyre mund të kapin majat e suksesit” – tha Vini.

Në vijim të bisedës ai shtoi se puna e tij nuk është aq qejf sa duket, pasi ka përgjegjësine e vet.

Ndiqni intervistën e plotë të Vin Velit në “Një kat më lart”.