Komentuesja dyshon me frazën “Thonjtë e dorës të pakuruar”, Lori Hoxha tregon se kush është personi anonim me këtë detaj (FOTO) – AlpeGossip
Komentuesja dyshon me frazën “Thonjtë e dorës të pakuruar”, Lori Hoxha tregon se kush është personi anonim me këtë detaj (FOTO)

Komentuesja dyshon me frazën “Thonjtë e dorës të pakuruar”, Lori Hoxha tregon se kush është personi anonim me këtë detaj (FOTO)

Fashionista Lori Hoxha është padyshim një nga emrat më të lakuar të medieve rozë dhe kjo për thashethemet e ndryshme për lidhjen e saj me Vis Bajraktarin lidhje kjo që ka ngelur gjithmonë në hijen e një dyshimi.

Në Instagram, Lori nuk ngurron të na tregojë më shumë detaje nga momentet e saj të relaksit dhe këtë e ka bërë përsëri me një postim ku shfaqet dy duar teksa mbajnë akullore.

Ashtu si për yjet e showbizz-it ku çdo lëvizje e tyre shoqërohet me dyshime, si mundet që të kalojnë lëvizjet e Lori Hoxhës pa u dyshuar paksa më parë?

Një komentuese ka vendosur ta ngacmojë fashionistan me këtë koment: “Për sot na e preve oreksin me thonjtë e asaj dorës nga e djathta të pa kuruar, të një njeriu që ha thonjtë”.

Lori nuk e ka kursyer duke i treguar se disa realitete janë më të prekshme se dyshimet e largëta të mendjeve njerëzore.

“Është im vëlla dhe është vetëm 10 vjeç”, shkruan Lori duke na lënë të kuptojmë kështu se akulloren e ka shijuar me vëllain e saj të vogël.

Njerëz qetësohuni! Dyshimet sapo ranë. E bëri vetë Lori këtë herë.