Pasi na tregoi të “PASMET E SAJ BOMBASTIKE”/ “Shpërthen” gallata në rrjete sociale me Luana Vjollcën (FOTO) – AlpeGossip
Pasi na tregoi të “PASMET E SAJ BOMBASTIKE”/ “Shpërthen” gallata në rrjete sociale me Luana Vjollcën (FOTO)

Pasi na tregoi të “PASMET E SAJ BOMBASTIKE”/ “Shpërthen” gallata në rrjete sociale me Luana Vjollcën (FOTO)

Flasim për moderatoren Luana Vjollca e cila u bë e njohur për publikun në fillim si velinë e emisionit ‘Fiks Fare’ së bashku me motrën e saj, Marinën, por që shumë shpejt të dyja kaluan në moderim.

Duke qenë pjesë e ekranit, bënë që kujdesi për pamjen e jashtme të jetë po aq i madh, kështu ajo tani është kthyer në një nga moderatoret që komentohet shumë për pamjen e jashtme, saktësisht për linjat e saj trupore, ku shpeshherë e ka treguar se i dedikon një kohë mjaft të madhe palestrës.

Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, Luana Vjollca ka publikuar një fotografi teksa nxjerrë në pah linjat perfekte që posedon.

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!”, shkruan Luana, por duke qenë se komentet janë të shumta për të, një nga komentet që ka bërë komentuesit të shpërthejnë në të qeshura ka qenë teksa ai i shkruan për fundshpinën.

O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! 🇦🇱 Where do you guys live?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Luana komentohet shumë edhe sa i përket jetës së saj private. Tani ajo është në një lidhje dashurie, me Krenar Çoçaj, por që edhe pse të kapur nga paparaci rrugëve të Prishtinës dhe Tiranës, çifti deri më tani nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.

Ndryshe, ish i dashuri i saj Adrian Gaxha bëri bujë në media, ku pas shumë vitesh foli për herë të parë për Luanën, ku i pyetur për të ai u shpreh me fjalë të mira.

“Sa qenka zbukuruar! Më vjen mirë për suksesin e saj! Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”, tha Gaxha.

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca
Ndryshe, Luana tani përveç moderimit po merret edhe me muzikë kohë pas kohë. Edhe pse të shumta kanë qenë kritikat që ajo ka marrë nga njerëzit në rrjete sociale, por shpeshherë edhe nga figura publike, ajo nuk e ka vrarë trurin aspak, pasi ka vazhduar po njësoj, madje duke provuar dhe këndimin live

Projekti i saj i fundit është ai “Benzina” i cili deri tani ka arritur të mbledh afro 3 milionë klikime.