”ËSHTË MODA ANDEJ TË DALËSH ME BURRA TË MARTUAR”/ Për kë e ka Keisi këtë ”thumb”? – AlpeGossip
”ËSHTË MODA ANDEJ TË DALËSH ME BURRA TË MARTUAR”/ Për kë e ka Keisi këtë ”thumb”?

”ËSHTË MODA ANDEJ TË DALËSH ME BURRA TË MARTUAR”/ Për kë e ka Keisi këtë ”thumb”?

Ndarja e Stresit nga Kejsi ka marrë një vëmendje të madhe në mediat rozë. Duket se gjithçka ka marrë fund për dyshen, ndërsa bukuroshja Kejsi po shijon disa ditë pushime në Meksikë e shoqëruar nga mamaja e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe i pëlqen që vazhdimisht të postojë foto.

Së fundmi në instastory në opsionin e dedikuar pyetjeve të fansave, ajo i është përgjigjur një pyetjeje mjaft pikante. “Gabimi më i madh për të cilin je penduar”,-ka qenë pyetja e një prej ndjekësve të saj. Bukuroshja ka zgjedhur që t’i përgjigjet e po ashtu t’a publikojë atë. “S’kam ikur në koncertin e Kidës kur isha në Shqipëri se mbaroj pas saj. Këto janë llojet e pendimeve të mia se për gjë tjetër s’kam përse”,-ka qenë përgjigja e Kejsit.

Ky koment nga ana e saj i bëri fansat të mendojnë se përgjigja lidhet drejtpërdrejt me ndarjen nga reperi Stresi.  Një tjetër fanse nuk ka nguruar që të bëjë pyetjen e saj për Kejsin. “A do të kishte pranuar një darkë me Messi-n”,- ishte e rradhës për të cilën Kejsi hodhi kunjën tjeter.

“Ç’e dua Messi-n, pastaj e di që është moda andej të dalësh me burra të martuar por unë s’kam nevojë për kompani të tillë. Ka më mirë sesa të jesh me mamin”,-ka shkruar ajo. Aludimet nga ana e fansave të dyshes kanë nisur menjëherë pas komenteve interesante që ka dhënë bukuroshja shqiptare.