“SA TË PAFYTYRË PASKENI QENË”/ Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën: Ça burri je ti – AlpeGossip
“SA TË PAFYTYRË PASKENI QENË”/ Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën: Ça burri je ti

“SA TË PAFYTYRË PASKENI QENË”/ Luizi kritikon banorët që nuk takuan Ermionën: Ça burri je ti

Ditën e sotme Vëllai i Madh ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm përsa i përket banores, Ermiona Lekbello. Përmes një zarfi të zi, këngëtarja e njohur dhe banorët e tjerë janë njoftuar se ajo është përjashtuar përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Shkak është bërë dhuna verbale e përsëritur e Ermionës. Si pasojë, Vëllai i Madh e ka skualifikuar menjëherë nga gara. Nga ana tjetër, televotimi i javës tjetër është anuluar.

Ndërkohë sot, teksa Ermiona ishte duke u larguar nga “Big Brother VIP”, vetëm disa banorë kanë shkuar për ta përshëndetur, si Eva, Luizi, Tani, Keisi dhe Kristi.

Pjesa tjetër ndodhej jashtë në oborr duke komentuar pikërisht sjelljen e Ermionës. Me largimin e kësaj të fundit, Luizi u është kthyer atyre duke u thënë se si nuk shkuan që ta takonin.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Si nuk u çuat asnjëri me i dhënë dorën Ermionës, sa të pafytyrë paskeni qenë

Olta: U thashë unë që hajdeni çohemi dhe thanë që ka ikur

Keisi: Lui, kur erdha unë

Dea: Unë isha te dhoma e rrëfimit

Armaldo: Nuk donte të takonte njeri, mos fol para kohe

Luizi: Ça burri je ti, si jep dorën të paktën

Armaldo: O zotëri u çuam për ta përcjellë por kishte ikur