“RROFTË FOTOSHOPI”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“RROFTË FOTOSHOPI”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“RROFTË FOTOSHOPI”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Kejvina Kthella publikoi një video tejet provokuese dhe joshëse në profilin e saj në Instagram. Video që i vuri në lëvizje të gjithë ndjekësit, disa e komplimentonin e disa të tjerë gjykonin kilet e gjithçka tjetër që s’binte në sy. Mirëpo modelja ju jep si pa vetëdije gjithmonë një “degë” për tu kapur me të e ta komentojnë. “Një pyetje kam, e ke marr vesh cfare eshte bankieri apo vetem te besh foto di, nuk di te lexosh honey” shkruan komentuesi. Duke e ironizuar kështu Kejvinën për atë që tha me Rudina Demacaj në “Mos i fol shoferit”, ku ngatërroi bankierin me banakierin.

Luana Vjollca është duke u përgatitur për emisionin e ri që do të transmetohet për herë të parë në Shqipëri. Teksa ka publikuar një foto para fillimit të “Take Me out Albania” ndjekësit kanë vërshuar me komentet e tyre. “Rroftë pohotoshopi” i komenton njëri prej fansave, duke e vënë në dyshim gjithë pamjen seksi të Luanës.

Marina Vjollca publikoi foton e mbrëmjes së sotme në “Klanifornia” dhe duket një yll i vërtetë. Ndërkohë që një pjesë e mirë po e komplimentojnë ka dhe nga ata që nuk ju bën aspak përshtypje pamja e saj.”Yll yll po cdo femer te lyhet ashtu del” i komenton fansja.

 

ALPEgossip.al