Striptistes “i bie telebingo”, klienti i lë trashëgimi një pasuri të madhe – AlpeGossip
Striptistes “i bie telebingo”, klienti i lë trashëgimi një pasuri të madhe

Striptistes “i bie telebingo”, klienti i lë trashëgimi një pasuri të madhe

Një ish striptiste ka fituar ‘llotarinë” e jetës pasi një ish klient dhe miku i saj i la një trashëgimi një pasuri të madhe.

Veronica Beckham u njoh me ish-drejtuesin e HBO vetëm disa muaj përpara vdekjes së tij. 34-vjeçarja dhe Micky Liu u takuan në korrik 2014 në klubin e striptizmit Micky Liu. Sipas Beckham ata u bënë ‘miq’ dhe ajo e përshkroi si miqësi të përhershme.

Liu, i cili vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës të lidhura me obezitetin, sipas New York Post, vdiq në moshën 50 vjeçare.

Pavarësisht se e njihnin njëri-tjetrin për një kohë kaq të shkurtër, Liu padyshim që e ndjente si një mike të vërtetë striptisten saqë i la një pasuri prej 223.000 dollarë sipas të dhënave të gjykatës.

Për fat të keq, jo të gjithë të afërmit e Liu ishin të kënaqur me vendimin e tij për t’ia lënë trashëgimin një striptisteje.

Motra e tij, May Liu, kundërshtoi trashëgiminë në gjykatë duke thënë se Beckham, si një striptiste profesioniste ishte e aftë të manipulonte burrat.

Por pavarëisht përpjekjeve të saj gjykata vendosi që Beckham të merrte trashëgiminë dhe vetëm ish të dashurat e Micky kishin të drejtë të kundërshtonin vendimin.