Armina Mevlani, një “Nuse nga Stambolli” versioni shqiptar – AlpeGossip
Armina Mevlani, një “Nuse nga Stambolli” versioni shqiptar

Armina Mevlani, një “Nuse nga Stambolli” versioni shqiptar

Le ta pranojmë se ne shqiptarët shohim shumë telenovela e madje edhe unë jam një ndër personat që një pjesë të kohës time të lirë e kaloj duke parë serialet turke apo edhe të huaj. Mund të ketë shumë që i kritikojnë njerëzit që shohin telenovelat, duke sugjeruar se janë një kohë e çuar dëm megjithatë është ndjesia ajo që i bën shikuesit të ndjekin historitë e trishta apo intriguese të pasqyruar në filma. Aktualisht jam duke ndjekur “Nusja nga Stambolli”, një prodhim turk i cili trasmetohet edhe në Shqipëri, historia e një muzikanteje e cila dashurohet me një burrë të suksesshëm e që i duhet të përballet me një familje të nënshtruar ndaj rregullave e mentalitetit. Edhe ne në Shqipëri kemi një “Nuse nga Stambolli”! Në një farë mënyre ngjashmërinë e historisë apo të disa detajeve e gjejmë edhe tek bukuroshja Armina Mevlani.

Fillimisht ajo ishte një vajzë e zakonshme në rrethin e madh mediatik, një blogere e modele e cila kishte fansat e saj që e ndiqnin dhe e pëlqenin për atë që bënte. Më vonë ajo u dashurua me Shkëlzen Berishën, bir i një pushtetari të suksesshëm e që ishte një nga figurat më të njohura të politikës në Shqipëri.

Në mediat online u përhap menjëherë lajmi se Shkëlzeni dhe Armina ishin duke përjetuar një histori dashuri e cila sipas thashethemeve nuk kishte pëlqyeshmërinë absolute të familjes së njohur. Në fillimet e lidhjes Armina ishte thjesht e dashura e Shkëlzenit e daljet e saja në publik me familjen Berisha nuk dukeshin gjëkundi. Pati vetëm një moment kur më në fund portreti gjysmë familjar, i Liri Berishës, Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës në hapjen e qendrës për fëmijët ndryshe të bashkëshortes sërish-kryeministrit më në fund tregoi frymë familjare.

Si një çift i ri dy të dashuruarit udhëtonin shumë në vende ekzotike e hotele luksoze gjë që bëri që ndjekësit e Arminës në rrjete sociale ta kritikonin gjithnjë e më shumë blogeren e njohur e cila dashur pa dashur thuhej se u kthye në target sulmi për të gjithë ata që nuk simpatizonin Shkëlzenin, duke i “rënë” kështu Arminës. Disa gazeta e portale shkruan se bukuroshja ishte kthyer madje edhe në burim konflikti mes dy meshkujve të familjes Berisha ku pretendohej se ish-kryeministri nuk ishte dakort që “nusja e tij” ende e pazyrtarizuar të publikonte vazhdimisht foto të pushimeve të saj në rrjete sociale, pasi kështu sulmohej jo vetëm ajo por e gjithë familja. Pothuajse e njëjta histori trajtohet edhe në telenovelën turke, dashuria e Syrejasë dhe Farukut e cila është gjithnjë nën presionin e familjes dhe mentalitetit të vendit ku jetojnë.

Edhe Armina njësoj si personazhi i filmit e pranoi se të ishe e dashura e një njeriu të njohur publikisht ka riskun e vet. Ajo hapi biznesin e saj, u shkëput disi nga pasionet e saj më të mëdha por njëkohësisht duke i ndjekur në një tjetër pozicion, në atë të bizneswoman-it. Aktualisht, pavarësisht gjithçkaje Armina po shijon historinë e saj të dashurisë, ka të gjithë të drjetën e botës për këtë, pavarësisht se çfarë thuhet e shkruhet vërdallë.

Edhe pse i duhet të ketë “fatin” e “Nuses nga Stambolli” apo “Nuses nga televizioni” Armina sërish zgjodhi të ishte vetvetja por duke u përshtatur me të mirat e të këqijat e të paturit një bashkëjetesë të tillë./Blitz.al/