ALBAN RAMOSAJ PJESË E “GAME OF THRONES”/ Çfarë fshihet pas postimit të fundit të këngëtarit? – AlpeGossip
ALBAN RAMOSAJ PJESË E “GAME OF THRONES”/ Çfarë fshihet pas postimit të fundit të këngëtarit?

ALBAN RAMOSAJ PJESË E “GAME OF THRONES”/ Çfarë fshihet pas postimit të fundit të këngëtarit?

Alban Ramosaj mund të jetë duke folur seriozisht por askush nuk do e besojë sot. Aq më pak njoftimin e tij se do të jetë pjesë e serialit të famshëm “Game of Thrones”.

Këngëtari ka publikuar një foto ku shihet në rërë me duar të lidhura, duke krijuar një skenë të ngjashme me ato të “Game of Thrones”. “I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e ardhshëm #GameOfThrones , #HouseOfTheDragon #FIREWILLREIGN #BehindTheScenes”- shkruan ai krah fotos.

Duke qenë se këngëtari i ka shfaqur edhe më parë aftësitë e tij në aktrim, duke marrë pjesë edhe në një serial shqiptar, ka vendosur të gjejë një ‘gënjeshtër’ të besueshme sot, në ditën e 1 Prill-it. Të shumta janë komentet që i shkruajnë se nuk bien pre e rrengut të tij. Ja çfarë shkruajnë disa prej tyre:

“Një prilli. Edhe pse nuk është çudi të të shohim nëpër cast-e të tilla”.

“Jo qe nuk e meriton, por të na e thoje në ndonjë ditë tjetër edhe do e besonim.”

“Çfarë? Eh është 1 prilli”

“E ke seriozisht, apo është një prilli?”

“E bukur, por nuk e besova”

“Do ishte e fortë por është 1 Prilli nuk është e vërtetë”.