“DO MË MUNGONI”/ Beniada Nishani largohet nga Shqipëria (PAMJET) – AlpeGossip
“DO MË MUNGONI”/ Beniada Nishani largohet nga Shqipëria (PAMJET)

“DO MË MUNGONI”/ Beniada Nishani largohet nga Shqipëria (PAMJET)

Beniada Nishani është larguar nga vendi ynë përkohësisht për tu rikthyer sërish pas disa ditësh.

Prej muajit tetor ajo ka qëndruar në Shqipëri, pasi Big Brother VIP zgjati 4 muaj nga tetori në shkurt dhe menjëherë më pas filloi aventurën e re në televizion. E duket se modelja së fundmi ka gjetur kohën për të shkuar pranë familjes së saj.

Ajo ka bërë disa postime nga aeroporti “Nënë Tereza në Tiranë” dhe nga avioni duke shkruar në një prej tyre “Mirupafshim, Shqipëria! Do më mungosh!” Nuk dihet se sa do qëndrojë Beniada në shtetin fqinj por me siguri jo shumë gjatë. 

Beniada ka treguar se me hyrjen e saj në Big Brother VIP ishte mënyra e vetme për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Ndër të tjera, ajo është shprehur se kjo eksperincë e ka bërë atë më fortë dhe më të sigurtë për veten.

“Sepse doja të jetoja një eksperiencë unike dhe të papërsëritshme, gjithmonë kam dashur të lë gjurmë në këtë jetë dhe BB VIP ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë e njohur për publikun shqiptar. Për publikun e tokës time. Nuk më interesonte të bëhesha e famshme, por të lija një mesazh fuqie për brezat e rinj. Nuk e mendoja se do të shkoja në finale dhe kjo ishte fitorja ime personale. Më pëlqen gjithçka që bëj sepse më bën të gjallë. Kjo eksperiencë më ka bërë më të fortë dhe sot jam më e sigurt për veten time”, -shkruante Beniada në rrjetet sociale pak ditë më parë.

Beniada e ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin. Ajo është bërë pjesë e dy emisioneve “Procesi Sportiv” dhe “E Diell” teksa ka zbuluar se ka marrë edhe një shtëpi në Tiranë ku ka ndarë edhe foto e video me ndjekësit e saj.

Veç planeve për në televizion, Beniada po përgatitet për t’i hyrë edhe botës së biznesit.

Ish-finalistja e “Big Brother”-it po mendon të hapë edhe linjën e saj të veshjeve në Tiranë. Duket se famën e fituar nga loja 136-ditëshe, ajo do ta përkthejë në para tashmë që gjithçka ka përfunduar. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të sjellë një linjë të brendshmesh, apo një linjë tjetër të veshjeve për publikun. Ndërkohë që gjithçka mbetet e njëjtë në jetën e saj private. Modelja e pozave nudo vijon të jetë “single”.