SUPER BASHKËPUNIM/ Diona Fona dhe Kida do bëjnë namin këtë verë (FOTO) – AlpeGossip
SUPER BASHKËPUNIM/ Diona Fona dhe Kida do bëjnë namin këtë verë (FOTO)

SUPER BASHKËPUNIM/ Diona Fona dhe Kida do bëjnë namin këtë verë (FOTO)

Diona Fona dhe Kida janë jo vetëm dy këngëtare shumë të dashura për publikun, por dikur kanë qenë edhe shoqe shkolle. Diona Fona e ftuar mbrëmë në” Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova tha se Kidën e kishte pasur në klasë gjatë shkollës së mesme.

Ndërsa moderatori Alaudin Hamiti e pyeti nëse do të ketë një bashkëpunim mes tyre. Diona u drejtua nga kamera dhe i kërkoi një bashkëpunim publikisht Kidës.

“Me Kidën me shumë qejf. Kida po ecën shumë mirë në muzikë”, tha Dona.

Nëse dy vajzat do sjellin një bashkëpunim pritet të jetë hit vere pasi vokalin e shkëlqyer të të dyjave tashmë e dimë.