PAMJET/ Të gjithë sytë tek ajo, Rita Ora shfaqet seksi me fustanin e tejdukshëm – AlpeGossip
PAMJET/ Të gjithë sytë tek ajo, Rita Ora shfaqet seksi me fustanin e tejdukshëm

PAMJET/ Të gjithë sytë tek ajo, Rita Ora shfaqet seksi me fustanin e tejdukshëm

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, mori gjithë vëmendjen teksa mbërriti në festimi i 10-të vjetorit të muzikës. Ajo dhe modelja me famë botërore, Alessandra Ambrosio, drejtuan yjet në tapetin e kuq në Los Angles.

32-vjeçarja zgjodhi një fustan shumë të tejdukshëm me detaje me pupla, ndërsa ish-modelja e “Victoria’s Secret” shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një mini-fustan kur mbërriti në para-ndejën e “Grammy Awards”.

FOTO/ Të gjithë sytë tek ajo, Rita Ora shfaqet seksi me fustanin

Këngëtarja e “Let You Love Me” bëri një paraqitje mahnitëse teksa kishte veshur një fustan të tejdukshëm të bërë nga një material me rrjetë ngjyrë nudo që i binte poshtë drejt kyçeve të këmbës.

Veshja përmbante detaje të zeza, me pupla që shkonin pjesshërisht rreth qafës dhe zonës së sipërme të gjoksit, dhe vazhdoi të kufizonte anët drejt këmbëve.

FOTO/ Të gjithë sytë tek ajo, Rita Ora shfaqet seksi me fustanin

Fustani i tejdukshëm u kombinua me një palë taka të hapura dhe të zeza me rripa për t’u përshtatur me dukjen totale. Flokët e saj voluminoze ishin të ndara në mes që i la pas shpine me kaçurrela.

Ritës në event iu bashkua motra e saj e madhe, Elena Ora, e cila zgjodhi një fustan lëkure të zi pa mëngë. Menaxherja e muzikës zgjodhi çizme të zeza me taka për të kompletuar pamjen e saj. Flokët e saj brune kaçurrelë ishin ndarë anash dhe i binin në mënyrë elegante sipër shpatullave.