PLAZH, LOJËRA DHE VIP-A/ Roza Lati sjell super emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO) – AlpeGossip
PLAZH, LOJËRA DHE VIP-A/ Roza Lati sjell super emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO)

PLAZH, LOJËRA DHE VIP-A/ Roza Lati sjell super emisionin e ri që do t’ju fiksojë (FOTO)

Pas përfundimit të emisionit “Why Not”, ndryshe nga moderatorët e tjerë për Roza Latin nuk ka pushim. Moderatorja e njohur do të sjell shumë shpejt super emisionin  ri që do të mbaj fiksuar përpara ekranit gjithë publikun.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi ajo ka lajmëruar se emisioni veror për të cilin ka punuar 2 vjet do të quhet “Buke me vete”, që do të jetë një reality show ku do të vizitohen disa nga vendet bregdetare shqiptare.

Në një prononcim për “News31.al”, Roza ka treguar se pjesë të emisionit do të jenë dhe personazhet VIP që do të bëhen pjesë të lojërave të ndryshme.

“Është një reality show që do bëhet me kamper, nisja nga Tirana për në jug. Do ‘peshkohen’ Vip-at. Ky projekt do të ketë barbekju, do ketë pushim, diell, det, do ketë dallgë!”, ka treguar Roza  duke shtuar se emisioni do të transmetohet në Ora News.