JETA REALE DHE AJO NË INSTAGRAM/ Emina tregon hapur ç’fshihet pas FOTOVE të bukura – AlpeGossip
JETA REALE DHE AJO NË INSTAGRAM/ Emina tregon hapur ç’fshihet pas FOTOVE të bukura

JETA REALE DHE AJO NË INSTAGRAM/ Emina tregon hapur ç’fshihet pas FOTOVE të bukura

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është komentuar gjithmonë për jetën e saj luksoze, udhëtimet e shumta dhe martesën me miliarderin Sam Nazarian. Ajo është një nga personazhet më aktiv në rrjetet sociale ku nuk ngurron të tregojë çdo gjë nga përditshmëria e saj.

Ditën e djeshme, Emina publikoi një foto ku shihej e shtrirë në shtrat ndërkohë që sipër saj kishte një numër të madh trëndafilash të kuq që siç duket ja kishte dhuruar bashkëshorti.

Mirëpo, ndërkohë që të gjithë e kishin zili në ato momente, Emina zbuloi se çfarë fshihet pas fotove perfekte në Instagram. Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në Instastory, ku tregon se vajzat e saj ishin aty në ato moment dhe po luanin me trëndafila.

“Jeta reale dhe ajo e Instagram-it”, ka shkruar Emina pranë fotos duke treguar kështu se asgjë nuk është siç duket në postimet në Instagram.