“Trafiku” në tualet dhe pritja me minuta të tëra për të kryer nevojat personale ka qenë një ndër problemet që e kanë shqetësuar më së shumti Egla Cenon, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ashtu si çdo ditë edhe mbrëmjen e djeshme, aktorja është ankuar duke u shprehur se nuk mund të bashkëjetojë më me banorë që nuk lirojnë tualetin.
Rike e ka dëgjuar por nuk ka lënë asnjë koment për ankesën e Eglës. Ky problem ceket nga aktorja edhe në ‘prime’ dhe madje është bërë një nga arsyet kryesore të nominimeve të saj.
“Soset durimi ndonjëherë. Ça jete është kjo mos me shkuar dot në banjë, përditë, përditë, përditë”, thotë aktorja e njohur.