PASI IU ZBULUA LIDHJA/ Marsela Çibukaj bën dedikimin e parë: Ka disa gjëra që… – AlpeGossip
PASI IU ZBULUA LIDHJA/ Marsela Çibukaj bën dedikimin e parë: Ka disa gjëra që…

PASI IU ZBULUA LIDHJA/ Marsela Çibukaj bën dedikimin e parë: Ka disa gjëra që…

Në fillim të muajit shkurt Vitmar Basha zbuloi gjatë një interviste ekskluzive për emisionin ‘Lart e Poshtë’ se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur, Marsela Çibukaj. Në 31 janar ai prezantoi në një koncert albumin e tij “9”, që siç u shpreh në “Lart e Poshtë” ishte një dedikim për Marselën. Ndërsa këngëtarja më parë nuk kishte folur asnjëherë për një lidhje, por tashmë që gjithçka u bë publike erdhi dhe dedikimi i parë i dashurisë prej saj. Marsela ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të koncertit përkrah Vitmarit.

 

Tek të dy mund të lexohet qartë dashuria që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe këtë Marsela ka vendosur ta tregojë edhe përmes dedikimit të saj.

“Ka disa gjëra që nuk mund të shprehen me fjalë…veçanërisht dashuria”, – ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotografive. Marsela dhe Vitmari janë shumë të lidhur me muzikën dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet që ka ndikuar në forcimin e marrëdhënies së tyre.