”TI KE B*** ME E THY…”/ U shpall fituese. Arilena poston videon nga finalja, Roza Lati i bën komentin që askush nuk e priste – AlpeGossip
”TI KE B*** ME E THY…”/ U shpall fituese. Arilena poston videon nga finalja, Roza Lati i bën komentin që askush nuk e priste

”TI KE B*** ME E THY…”/ U shpall fituese. Arilena poston videon nga finalja, Roza Lati i bën komentin që askush nuk e priste

Mbrëmjen e së dielës, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua ”Festivali i Këngës” nga i cili fituese doli Arilena Ara me këngën ”Shaj”. Që pas shpalljes së fituesit, kudo në rrjete sociale dhe media shpërthyen polemikat në lidhje me fitoren e merituar ose jo të këngëtares.

Duke marrë shkas nga fjalët që në nisje të festivalit se Elvana do të ishte fituese, dhe nga preferencat e pjesës më të madhe të publikut, të shumtë ishin VIP-at që replikuan vendimin e jurisë që nxorri në vend të parë Arilenën për të na përfaqësuar në Eurovision. Por, nga ana tjetër shumë personahe të famshme menduan se fitorj e Arilenës ishte plotësisht e merituar.

Për të shprehur këtë gjë, Roza Lati nuk ngurroi ti bënte Arilenës një koment në videon që kjo e fundit kishte postuar me shkrimin: Me ktë këngë kam qarë dhe kam qeshur.

Roza Lati i shprehet në koment: Ti ke b*** me e thy skenën me vokal. Kaq po them.

E mesa duket, Roza qenka një nga ato VIP-a që mendojnë se Arilena mori thjesht atë që meritonte. Fitoren! /AlpeGossip.al