Prej disa muash, çifti i njohur Mozzik dhe Loredana Zefi u kthyen në qendër të vëmendjes pas akuzave të forta për zhvatjen e 900 mijë franga nga një çift zviceran. Loredana nuk e mohoi se i ka marrë këto para por sipas këngëtares këto janë dhënë nga çifti me dëshirë. Pas disa ditësh të përfshirë në këtë skandal kanë qenë edhe reperët Mozzik dhe Getinjo.Ndërkohë nëse i hidhni një sy Instagramit të tyre do të shihni jeta e tyre luksoze prej pasanikësh.
Shpeshherë në videoklipe Mozzik-un, Loredanën dhe Getinjon e kemi parë me veshje origjinale e të shtrenjta, të veshur me brand-et më në emër si, Gucci, Louis Vuitton.
Në jetën e përditshme Mozzik dhe Loredanën i shohim të rrethuar nga luksi. Në videoklipe e kemi parë shpesh teksa shfaqet me peliçe, ora dhe veshje shumë të shtrenjta. Së fundmi faqja e instagram-it “What they wearin” ka publikuar çmimet vetëm për një veshje të reperit dhe nekemi ngelur pa fjalë
Ora e tij e markës Rolex, kushton rreth 32 mijë euro, syzet nga Louis Vuitton 495 euro dhe kapelja nga Burberry 270 euro. Xhaketa Burberry kushton 1550 euro ndërsa çizmet të markës Louis Vuitton, 1490 euro e gjithë veshja e tij kushton 35, 850 euro.