JO VETËM BLOGERE/ Chiara Ferragni mund të sjellë në treg linjën e saj të kozmetikës - AlpeGossip
JO VETËM BLOGERE/ Chiara Ferragni mund të sjellë në treg linjën e saj të kozmetikës

JO VETËM BLOGERE/ Chiara Ferragni mund të sjellë në treg linjën e saj të kozmetikës

Jemi mësuar ta shohim Chiara Ferragni-n si një blogere, por mesa duket së shpejti mund të sjellë në treg linjën e saj të re të kozmetikës. Gjatë fundjavës, Chiara mori pjesë në eventin ‘Beaty Bites’, një ‘masterclass’ midis saj dhe grimierit personal. Sipas ‘Woman’s Wear Daily’, Chiara mund të sjellë së shpejti një linjë kozmetike që mban emrin e saj. Vetë blogerja nuk zbuloi më shumë informacione apo detaje, por eventi sponsorizohej nga ‘Sephora’, ‘Viktor & Rolf Parfums’ dhe ‘Lancôme’. Thuhet se ajo është në hapat e Rihanna-s, e cila nxorri në treg linjën e saj të parë të kozmetikës në bashkëpunim me ‘Sephora’. Momentalisht, Chiara i është dedikuar familjes dhe djalit të saj, por sigurisht pa lënë pas dore karrierën dhe projektet e reja që me siguri, do të jenë të suksesshme./revistawho.com