Alban Ramosaj është rikthyer duke publikuar surprizë projektin e tij më të ri muzikor. Kënga mban titullin “T’kom dasht” dhe është shumë ritmike.
Pjesë e kësaj kënge është edhe modelja Oriola Marashi me zërin e saj. Modelja ka mbaruar për kanto dhe prej kohësh ka thënë se do publikojë këngën e saj të parë e mesa duket ky ka qenë momenti i duhur për të debutuar në muzikë.
“Jam edhe unë në këtë super këngë, në zë apo figurë nuk e di, gjejeni ju”, shkruan Oriola.