Luiz Ejlli dhe aktori i njohur reagojnë ndaj Genta Kaloçit: A ke fëmijë? O fatkeqësi natyrore, kuçedër frymore… – AlpeGossip
Luiz Ejlli dhe aktori i njohur reagojnë ndaj Genta Kaloçit: A ke fëmijë? O fatkeqësi natyrore, kuçedër frymore…

Luiz Ejlli dhe aktori i njohur reagojnë ndaj Genta Kaloçit: A ke fëmijë? O fatkeqësi natyrore, kuçedër frymore…

Genta Kaloçi ka shokuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Facebook duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit 18-vjeçar të shkrimtares Flutura Açka.

Postimi i Kaloçit

Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa
Açka, Zhiti, Ngjela, Peka, Velo, etj, etj si këta sperma të prishura përse Natyra i godet me shfarosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallikut e injorancës së tyre??
Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.

Të panumërta janë reagimet që e cilësojnë monstër apo sharje të gjithfarëllojshme, që shpesh barazohen me mizorinë e fjalëve të Kaloçit, e cila e sheh fatkeqësinë e Açkës si diçka të merituar për shkak të bindjeve antikomuniste të saj.

Ashpër ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili e quan Kaloçin farë e keqe dhei uron suksese në ferr.

“Përfshin dhe tët shoq, që të të mbështesë në këtë shkrim-mallkim që ke bërë?! Mirë që ty të paska ikur truri me kohë, por jam kurioz, ai që të ka në krah, a të mbeshtet? Ça të thotë? Në raste si ky, mendoj se heqja e dënimit me vdekje në Shqipëri, është e gabuar! Kush je ti që vendos nëse dikush duhet të vdesë apo jo? A ke fëmijë? A ke shpirt? A ke vëlla? A ke motër, o motër…ça të them më unë ty o…po ça ka lidhje këtu komunist, demokrat, socialist apo LSI o kuçedër frymore, ne kishim dhe kemi fëmijë të komunistave dhe kriminelëve sot në të gjithë vendin, asnjërit s’ia kemi uruar vdekjen. Po s’ke faj ti, s’ke se si ta kuptosh dashurinë dhe dhimbjen e nënës. S’të vjen turp! Farë e keqe! A do guxoje ti që pas këtij shkrimi që ke bere, t’i dalësh para këtyre prindërve të plagosur shpirtërisht? Suksese në jetë tha Beqja, suksese në ferr po të them unë. (Apo të shpëton ateizmi komunist ty?)”,ka shkruar Ejlli.

Një reagim mjaft i ashpër vjen edhe nga aktori i famshëm i filmave amrikane Erbi Ago:

Genta Kaloçi, ti felliqësire patetike, fantazem i gjalle i nje te shkuare qe se di as vet cfare ka qene. Si mundet te quash drejtesi largimin nga jeta te nje te riu qe nuk te ka bere asgje? Ai djalosh, ka arritur ne jeten e tij te shkurter shume me shume miresi dhe suksese se sa do arrish ti ne te gjithe ekzistencen tende te pakuptimte dhe te piset. Ti, komunistja qe flet per fatkeqesi natyre. Ti je shembulli me konkret i nje fatkeqesie natyrore, injoranca dhe fytyra jote jane fatkeqsia me e keqe qe mund ti ndodhi dikujt. Ti komunistja qe perdor Facebook-un, nje nder arritjet me te medhaja te kapitalizmit, per reklame. Ti, o qenie e poshter dhe e pashpirt qe nuk je asgje tjeter veçse nje deshtim politik dhe nje deshtim si njeri. Te bej thirrje, çohu, pendohu, kerko falje, por mbi te gjitha, IK PIRDHU!/AlpeNews.al