Nxitoni vajza! Rrëmoni në garderobën e mamit, pasi trendi i viteve ‘80 është sërish në modë – AlpeGossip
Nxitoni vajza! Rrëmoni në garderobën e mamit, pasi trendi i viteve ‘80 është sërish në modë

Nxitoni vajza! Rrëmoni në garderobën e mamit, pasi trendi i viteve ‘80 është sërish në modë

Fatmirësisht atletet e “shëmtuara” të baballarëve po largohen nga qarkullimi. Ndaj ka ardhur momenti që t’ju prezantojmë me anëtaren më të re të familjes, që do të na shoqërojë në çdo foto në “Instagram”. Blogeret më të famshme në botë po rikthejnë këto sandale, duke i kombinuar me gjithçka, qoftë xhinse apo fustane elegante. Sandalet vetëm me një lidhëse, kanë qënë kryefjala në vitet ’80 e është përqafuar edhe sot nga vajzat. E veçanta është se rrinë shumë mirë dhe nuk e copëtojnë aspak këmbën. Gjithashtu, mund t’i kombinosh me gjithçka.