E TRISHTË/ Modelja e njohur humb fëmijën, publikon pamjet e dhimbshme nga spitali (FOTOT) – AlpeGossip
E TRISHTË/ Modelja e njohur humb fëmijën, publikon pamjet e dhimbshme nga spitali (FOTOT)

E TRISHTË/ Modelja e njohur humb fëmijën, publikon pamjet e dhimbshme nga spitali (FOTOT)

Modelja Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kanë humbur fëmijën. Deklarata e dhimbshme vjen disa ditë pasi modelja bëri publike në rrjete sociale problemet e shtatzënisë.

“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijën. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Twitter. Në një postim në Instagram, Chrissy u shpreh se pavarësisht transfuzioneve të gjakut, bebi nuk ishte në gjendje të merrte lëngjet e nevojshme.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë. Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim djalin tonë të vogël Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.”

Në fund të postimit, Chrissy thotë se “ditët s’do të kenë gjithmonë diell”. “Por ne do ta përqafojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe do t’i kalojmë të gjitha,” përfundon ajo.

E shkatërruar dhe në lot/ Modelja e njohur humb fëmijën,