FERO DHE ARBENITA NUK JANË NË LIDHJE/ Reperi habit me deklaratën e tij: E kam… – AlpeGossip
FERO DHE ARBENITA NUK JANË NË LIDHJE/ Reperi habit me deklaratën e tij: E kam…

FERO DHE ARBENITA NUK JANË NË LIDHJE/ Reperi habit me deklaratën e tij: E kam…

Prej disa kohësh qarkullojnë lajme në media për lidhjen e reperit Fero me modelen Arbenita Ismajli. Kjo për shkak të disa fotove që të dy kanë postuar në të njejtën kohë, në të njejtin vend, kujtojmë rastin e fotove në Gjermani që ishin dhe nisja e aludimeve për një lidhje midis tyre. Gjithashtu një tjetër pozë e tyre duke u përqafuar qarkulloi para disa javësh në internet. Mirëpo ata nuk fshihen më, madje reperi komentoi para disa ditësh në një foto të Arbenitës ku shkroi: “I gjithë Universi në një foto”.

Nga komentet flirtuese kishim kuptuar diçka tjetër, por Fero i befasoi të gjithë me deklaratën e tij për Sevenbizz.

Pyetjes së moderatorit nëse është i lidhur apo jo me Arbenitën, Fero u përgjigj disa herë: ‘’E kam shoqe shumë të mirë, shoqe të ngushtë’’.

Nuk e dimë se sa i sinqertë u tregua ai me këtë deklaratë, por Fero mohoi se ai dhe Arbenita janë çift.