Sandy dhe Danny akoma së bashku, 40 vjet më pas.
John Travolta dhe Olivia Newton-John janë takuar sërish bashkë, së bashku me pjesën tjetër të aktorëve të ‘Grease’, në mbrëmjen gala në Beverly Hills për të festuar 40-vjetorin e filmit kult.
Përvec dy protagonistëve ishte edhe regjisori Randal Kleiser, Didi Conn (Frenchy) dhe Barry Pearl (Doody).
Travolta dhe Newton-John kanë kërcyer duke shkëputur një pjesë nga koreografia legjendare nën notat e “You’re The One That I Want” e “Summer Nights”.