Koha shëron gjithçka/ Elvana Gjata pajtohet me Niko Komanin dhe e zbuluam kështu (FOTO) – AlpeGossip
Koha shëron gjithçka/ Elvana Gjata pajtohet me Niko Komanin dhe e zbuluam kështu (FOTO)

Koha shëron gjithçka/ Elvana Gjata pajtohet me Niko Komanin dhe e zbuluam kështu (FOTO)

Koha shëron gjithçka dhe kështu mund të ketë ndodhur me marrëdhënien mes Elvana Gjatës dhe Niko Komanit.

Stilisti shqiptar kohë më parë bashkëpunonte me këngëtaren e njohur, deri në momenti kur mes tyre pati një zënkë.

Me siguri që ju kujtohet kënga “Disco Disco” e publikuar në vitin 2014, një bashkëpunim mes Elvana Gjatës dhe grupit Kaos. Niko Komani u përzgjodh në atë kohë që të vishte këngëtaren, por kjo e fundit u përfol se nuk i qëndroi marrëveshjes, duke mos e paguar stilistin për punën në klip dhe çështja shkoi deri në gjykatë.

Tashmë të dy i kanë vendosur një “gur” sipër të kaluarës dhe kanë bërë paqe.

Këtë e dalluam nga komenti që Niko Komani i bën Elvana Gjatës në postimin e saj më të fundit në “Instagram”, për klipin e këngës “Off Guard”.

Hiti i saj më i ri është pëlqyer nga stilisti, i cili i komenton ikonën “me sytë zemra”.