Pak kohë më parë, komenti i këngëtares Ledina Çelo për kolegen e saj Elvana Gjata pushtoi mediat online.
Sipas Çelos, këngëtarja gënjeu kur tha se performoi LIVE gjatë dokumentarit “3 EP”, që u publikua në ekranin e “Top Channel” më 10 shkurt 2018.
“Pse me playback o yllo?” – shkruante krahas fotos Ledina Çelo.
E ftuar në “Pushime on Top”, Ledina i është rikthyer komentit të saj (që u komentua shumë nga kolegët dhe fansat) dhe sqaron dashamirësinë që ka për këngëtaren Elvana Gjata.
“Elvanën e kam shumë xhan, është një vajzë shumë punëtore dhe e përgëzoj për gjithçka çfarë ka arritur. Ka shumë këngëtare që punojnë shumë edhe pse nuk kanë vokal dhe unë për këtë i përgëzoj. Këtu e kam fjalën edhe për këngëtare të huaj”. – tregoi Ledina.
Këngëtarja ndodhet në jug të Shqipërisë, ku po pushon me familjen e saj.
“Dashuria për Shqipërinë është e vetmja arsye pse më kthen këtu. Sigurisht malli për njerëzit. Sa e dua ndjesinë kur dëgjoj shqip që në aeroport. Fëmijët e mi i ushqej me idenë e Shqipërisë, ndjenjën patriotike”, përfundoi Ledina Çelo.