SUKSESI në filmat turk vazhdon/ Aktori i njohur shqiptar këtë herë do të luajë rolin më të veçantë – AlpeGossip
SUKSESI në filmat turk vazhdon/ Aktori i njohur shqiptar këtë herë do të luajë rolin më të veçantë

SUKSESI në filmat turk vazhdon/ Aktori i njohur shqiptar këtë herë do të luajë rolin më të veçantë

Nik Xhelilaj është padyshim një nga aktorët më të njohur shqiptar. Ai ka luajtur në disa filma në vendin tonë, ndërsa së fundmi ka marrë pjesë në një serial historik turk që së shpejti do të transmetohet në Shqipëri, i quajtur ‘Kryeqyteti’.

Mesa duket suksesi për Nikun do të vazhdojë, pasi vetë aktori ka zbuluar se së shpejti do të jetë pjesë e një tjetër seriali. Këtë detaj e ka treguar në një intervistë për “Nd’rrimin e natës”. Këtë herë roli do të jetë shumë i veçantë, pasi do të luajë një personazh me origjinë shqiptare nga Prizreni. “Tematika e filmit do të jetë me Sirinë dhe do e nis me rolin e një terroristi, por në serialet turke nuk dihet si përfundon”,-ka thënë më tej Nik duke lënë surprizë detajet e tjera.