Historia e dashurisë që nisi me një puthje në vetull/ Aktori i humorit zbulon si njohu bashkëshorten (FOTO) - AlpeGossip
Historia e dashurisë që nisi me një puthje në vetull/  Aktori i humorit zbulon si njohu bashkëshorten (FOTO)

Historia e dashurisë që nisi me një puthje në vetull/ Aktori i humorit zbulon si njohu bashkëshorten (FOTO)

Eglein Laknori është një ndër aktorët simpatikë që i përket skuadrës së emisionit “Duplex” në televizionin “Klan”. I ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me bashkëshorten e tij, ata rrëfyen për herë të parë historinë e tyre të dashurisë.

“Ne kemi 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, por kemi dy vite martesë. Propozimi ishte i natyrshëm, e gjithë marrëdhënia ka ardhur natyrshëm. Lidhja jonë ishte spontane, nga një puthje në vetull dhe duke zbrit më poshtë. Puthja e parë është shkëmbyer në një lokal tek Liqeni. Unë kam një parim në jetë, më pëlqen t’i vlerësoj njerëzit ashtu siç janë dhe jo siç i dua unë të jenë dhe Anën e dua kështu siç është”, tha Egi.

Ndërkohë që bashkëshortja e tij Ana, se kishte menduar kurrë se do të lidhje me një aktor humori. Ajo zbulon se dashuria e Egit e bëri që të kalonte problemet me ankthin.

 

“Në kohën kur unë u njoha me Egin nuk kam qenë mirë nga ana shëndetësore, kam patur çrregullime me ankthin aq sa më ikte edhe memoria ndonjëherë. Njohja jonë ka ndodhur në këtë periudhë të vështirë të jetës time dhe Egi ka qenë shumë afër meje, që do të thotë ai tregon një anë njerëzore. Ne nuk kishim kohë të dukeshim bukur para njëri-tjetrit, jemi njohur në kohë të vështirë dhe kemi hyrë drejt e në temë. Duke qenë se ne e duam natyrën edhe dasmën vendosëm ta bëjmë në natyrë”, – u shpreh Ana.