NGA VERA NË VJESHTË/ Stilet e këpucëve ideale për periudhën e ndërmjetme – AlpeGossip
NGA VERA NË VJESHTË/ Stilet e këpucëve ideale për periudhën e ndërmjetme

NGA VERA NË VJESHTË/ Stilet e këpucëve ideale për periudhën e ndërmjetme

Disa gjëra janë thjesht universale; gjithmonë ke nevojë për një buzëkuq të kuq në çantë, pavarësisht kohëve që ikin e vijnë. Po ashtu, në gardërobë të duhet një fustan i zi për çdo rast të mundshëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur është fjala për këpucët – edhe ato kanë rregulla. Ne të gjithë kemi të preferuarat tona sa u përket stileve dhe ngjyrave, por jo të gjitha këpucët janë krijuar për t’u veshur në çdo kohë – sidomos kur bëhet fjalë për kohën e ndërmjetme.

Për fat të mirë, janë disa lloje këpucësh të cilat janë shumë të përshtatshme për sezonin e ndërmjetëm. Nëse akoma nuk ke një palë të tilla dhe nuk di se cilat janë ‘must-have’, atëherë duhet të investosh sa më shpejt të jetë e mundur në një palë nga këto, sepse janë perfekte pikërish për këtë kalimin verë – vjeshtë, kur temperaturat nisin të bien.

Balerinat. Çdo vajzë ka nevojë për një palë të tilla. Nuk është gjë e re që balerinat janë ideale për të kaluar lehtësisht nga vera në vjeshtë. Për çdo periudhë të ditës, balerinat janë zgjidhja ideale e kohës së freskët e pa shi. Mund t’i kombinosh me xhinset e preferuara ose edhe me arsenalin e fustaneve apo fundeve. A ka gjë më të rehatshme sesa balerinat?

Çizmet e hapura. Kur sapo ka mbaruar vera dhe ka nisur vjeshta, këto lloj këpucësh i shikon në masë. Janë ‘must’ pikërisht për këtë kohë. Ky stil i këndshëm jo vetëm që të qëndron mirë në këmbë, por edhe shkon me çdo lloj veshjeje.

Mules. Mos fli pa gjetur një palë shapka të tilla. Me siguri i ke parë gjithandej gjatë verës, sidomos darkave, por kjo është periudha e duhur për t’i veshur. Për kohën e ndërmjetme, ky stil është ai që të duhet, super stil në çdo sezon. Që nga fustanet e verës e deri tek ato më të trasha këtë vjeshtë, fundet apo xhinset, mules mund t’i kombinosh me gjithçka.

Çizmet me ngjyrë të çelët. Para se dimri të trokasë zyrtarisht dhe të fillosh kërkimet për një palë çizme me ngjyra të errëta, provo në këtë sezon çizmet me ngjyra të çelura. Ngjyrat afër bezhës apo grisë janë zgjedhja më e mirë, sepse kombinimi me ngjyrën e lëkurës e bën këmbën edhe më të gjatë. Po është edhe një tregues i fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës. Look-u i ndryshëm mund të kombinohet me gjithçka. Fustane, funde treçerekëshe e çdo gjë tjetër që të tregon më casual.