HOROSKOPI I DATËS 7 TETOR 2019/ Kjo shenjë do të ketë një surprizë të madhe nga… – AlpeGossip
HOROSKOPI I DATËS 7 TETOR 2019/ Kjo shenjë do të ketë një surprizë të madhe nga…

HOROSKOPI I DATËS 7 TETOR 2019/ Kjo shenjë do të ketë një surprizë të madhe nga…

Horoskopi i ditës së hënë, datë 7 tetor 2019.

Dashi

Përgatituni për dhurata të bukura gjatë kësaj dite dhe jo vetëm materiale. Po të jeni edhe më të logjikshëm do merrni përfitime plot. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Do flisni për çdo gjë me partnerin dhe nuk do i mbani të fshehta njëri-tjetrit. Edhe ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do krijoni një lidhje të qëndrueshme, më shpejt sesa e kishit menduar. Në punë duhet të jeni më të qartë dhe më të saktë. Idetë që keni shprehini sepse po pritët që të tjerët t’iu ndihmojnë dhe t’iu nxitin nuk keni për të përfituar asgjë. Nëse doni që financat të mos keni tronditje, shpenzoni me kursim dhe mos jepni asnjë para hua.

Demi

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar akoma më shumë emocionet dhe do jeni më të sigurt në vetvete. Mos harroni të ndani çdo gëzim me personat që keni pranë. Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift do arrini të vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe magnetikë. Do arrini të bëni për vete cilindo që do iu pëlqejë. Sipas Dritare.net, në punë do iu kërkohet më shumë nga sa keni dhënë dhe kjo mund t’iu nervozojë. Bëni aq sa keni mundësi dhe mos i tejkaloni kufijtë. Mjedisi planetar do iu influencojë pozitivisht financat. Ju do jeni më të qartë për ato që duhet të bëni.

Binjakët

Gjatë kësaj dite nuk do keni më kundërshtime si më parë nga ata që ju rrethojnë dhe do ndiheni më të gatshëm për të ndërmarrë iniciativa. Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Ju beqarët duhet ta lënë veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Gjithçka do ndodhë ashtu si është planifikuar. Nëse iu duhet të filloni projekte të reja në pune, do ia arrini më së miri qëllimit. Nuk do keni as vonesa dhe as pengesa. Në planin financiar tregohuni vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu sepse keni për të mbetur pa para në xhep.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të bëni edhe plane për të ardhmen sepse mendja juaj do jetë më e ndriçuar. Çastet e lumturisë do jenë më të shpeshta. Nëse keni një lidhje do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin. Do e përkëdhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah. Nëse jeni beqarë, edhe pse keni kohë që kërkoni dashurinë, nuk do e gjeni as sot. Në punë duhet të mbroheni nga xhelozia e tepruar e kolegeve. Mos lejoni që ata t’ua prishin planet që keni bërë sepse më vonë do ju marrin nëpër këmbë. Nëse shpenzoni pa masë, situata financiare do ketë tronditje të mëdha. Shmangni momentet kritike që mund t’iu kushtojnë shtrenjtë.

Luani

Tregohuni të sinqertë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar kurrë. Mund të fillojnë të realizohen edhe disa nga ëndrrat tuaja. Nëse jeni në një lidhje dhe doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësoni situatën po shtuat dozat e komunikimit. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do e bëni shumë shpejt për vete personin që keni pëlqyer prej kohësh. Në planin profesional do i kaloni një nga një pengesat dhe do ndiheni më të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Bravo për këmbënguljen. Situata financiare do fillojë të përmirësohet dalëngadalë.

Virgjëresha

Mirë është të mos i besoni askujt verbërisht gjatë kësaj dite sepse mund të lëndoheni dhe mund të vuani në të ardhmen. Beni kujdes ju që jeni në një lidhje. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin para se të hidhni ndonjë hap nëse nuk doni të keni debate më vonë. Jupiteri do jetë planeti që do iu ndihmojë ju beqarëve në jetën sentimentale dhe priten të reja interesante. Në punë do jeni mjaft krijues dhe do ndërmerrni sfida të reja. Po u treguat të vendosur do e arrini atë që dëshironi. Në planin financiar do tregoheni kokëfortë dhe do shpenzoni pa limit. Shumë shpejt do vijnë edhe problemet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite mirë është të bëni një bilanc të atyre që keni kaluar dhe keni për t’u ndier edhe vetë më qetë. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do jetë e qetë dhe pa asnjë problem. Ka gjasa që partneri t’iu përgatisë një surprizë të madhe, e cila do iu bëjë të ndiheni si në ëndërr. Venusi do iu ndihmojë ju beqarëve të keni takime të veçanta dhe shumë shpejt të krijoni lidhje me personat që do takoni. Sipas Dritare.net, në punë do iu jepet mundësia të bashkëpunoni me disa kolegë të zotët. Do arrini shumë shpejt objektivin e duhur. Në planin financiar do iu ndihmojë së tepërmi një i afërm. Nuk do jetë ditë e keqe kështu që qetësohuni.

Akrepi

Nëse nuk doni të keni probleme, mendohuni mirë para se të veproni sot. Pranojini edhe gabimet e bëra dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë si duhet. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të bëhet më serioze se më parë. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe ju beqarët do jeni të favorizuar në dashuri. Një person interesant do iu bëjë propozimin më të bukur që mund të kishit menduar. Në punë do ndiheni më të sigurt në vetvete dhe do hidhni hapa galoponte. Përfitimet do jenë si për ju ashtu edhe për kompaninë. Financat do jenë të mira kështu që përfitoni të bëni shpenzimet që kishit menduar.

Shigjetari

Gjate gjithë kësaj dite do keni një nevojë jetikë për t’u ndier të nevojshëm për të gjithë dhe do ofroni mbështetje pa kushte. Nëse keni një lidhje, fale mbështetjes së Neptunit do të mbretërojë bashkëpunimi midis jush. Do e bëni partnerin të ndjehet mirë dhe do i thoni fjalë të ngrohta. Mundohuni të jeni edhe pak më tolerantë. Nëse jeni beqarë do keni një jetë sociale shumë aktive. Mërkuri do iu japë mbështetjen e tij gjithë kohës. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment vullneti dhe energjia kështu që priten vetëm arritje të njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, pritet që situata të jetë e mirë, por nuk mund të bëni investime shumë të mëdha.

Bricjapi

Planetët do kenë ndikim të keq tek jeta juaj sot dhe për shkak të kapricove të shumta mund të keni edhe konflikte të forta. Gjërat nuk do ju realizohen si kishit menduar. Influenca e keqe e Uranit do sjellë probleme në jetën tuaj në çift. Do filloni të dyshoni për ndjenjat e partnerit. Mos thoni gjëra për të cilat mund të pendoheni. Ju beqarët do keni një takim në një klime të qetë dhe plot dritë. Lidhja që do krijoni do jetë serioze. Në punë nuk do jetë një nga ditët më të mira kështu që do e keni të nevojshme të luftoni fort për të arritur atë që doni. Mëngjesi do jetë më i përshtatshëm për të rregulluar gjendjen tuaj financiare. Pasdite, tregohuni më të matur.

Ujori

Jo çdo gjë do jetë e lehtë për ju sot, megjithatë nëse favorizoni komunikimin dhe mundoheni të jeni të matur gjërat edhe mund të normalizohet dhe të ecin si duhet. Për ju që keni një lidhje Venusi do jetë mjaft i favorshëm, por Plutoni do ndikojë negativisht. Do ketë edhe momente të lumtura, ashtu sikundër edhe momente të mbushura me tension. Do keni goxha debate. Ju beqarët duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë për ju. Prisni edhe pak për shpirtin binjak. Në punë mos kërkoni të ecni shpejt me projektet e nisura sepse mund të pengoheni dhe mund të rrëzoheni. Situata financiare do fillojë të përmirësohet. Përgatituni për ndryshime.

Peshqit

Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe do i mendoni mirë gjërat para se të shpreheni. Kjo do shmangë edhe problemet më të vogla. Situata në jetën sentimentale të ju çifteve do jetë më e mirë se kohët e fundit. Mundohuni ta bëni partnerin të flasë për çdo gjë me ju dhe të mos mbyllet në vetvete. Nëse jeni vetëm duhet të mendoheni më mirë për atë që do bëni në të ardhmen. Kjo ditë do jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me njihje interesante. Në punë do hidhni akoma më shumë hapa para dhe do ndiheni krenarë për gjithçka keni arritur.  Situata financiare  do jetë goxha e mirë dhe do iu ndihmoje të shlyeni edhe borxhet e vjetra.