“JEMI MBLEDHUR TEK…”/ Sara tregon të fshetat jashtë “Për´puthen2 me konkurentët e tjerë, por ja çfarë thot pë Andin – AlpeGossip
“JEMI MBLEDHUR TEK…”/ Sara tregon të fshetat jashtë “Për´puthen2 me konkurentët e tjerë, por ja çfarë thot pë Andin

“JEMI MBLEDHUR TEK…”/ Sara tregon të fshetat jashtë “Për´puthen2 me konkurentët e tjerë, por ja çfarë thot pë Andin

Konkurrentët e “Për’puthen” janë vënë me shpatulla pas muri dhe janë detyruar të rrëfejnë gjithë të fshehtat e tyre. Ditën e sotme ishte radha e Sarës dhe Elvisit për t’u rrëfyer. Dy konkurrentët treguan çfarë kanë mbajtur të fshehtë dhe ç’ka ndodhur jashtë studios së “Për’puthen”.

Sara tregoi se jashtë emisionit është takuar me Erin dhe Arsimin, sepse mendonte se nuk do të kthehej më në program. Ndër të tjera ajo tha se nuk ka më pëlqim për Andin, me të cilin pati një takim dhe u bë shkak për krisjen e miqësisë me Jasminën. Në këtë mënyrë Sara është tërhequr për ta lënë dyshen Andi-Jasmina për të zhvilluar më tej marrëdhënien e tyre.

“Dy-tre herë jemi mbledhur te lokali Atdheut, dhe një here jam takuar me Erin dhe Arsimin duke menduar që s’do kthehesha me në emision. Për Andin s’kam asnjë lloj pëlqimi”, tha Sara.

Edhe Andi konfirmoi në studio se nuk ka më pëlqim për Sarën dhe se nuk e sheh më shumë se shoqe. Ndërsa Jasmina nuk preferoi të komentonte.

Ndërsa Elvisi tha se ka komunikuar vazhdimisht me Sindin pas takimit të parë që kanë bërë bashkë.

“Kam komunikuar vazhdimisht me Sindin që pas takimit të parë, sa për tu takuar, përveç me djemtë me vajzat jo. As komunikim nuk kam, se shumë kanë thënë që kanë ardhur për mua, por meqë unë jam deklaruar e kemi anuluar këtë”, tha Elvisi.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Sindi, që tha se komunikimi për të është shumë e rëndësishme dhe se Elvisi e ka ndihmuar që t’i shohë gjërat më ndryshe.