NJË JAVË SFIDUESE NË PUNË DHE DASHURI/ Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox – AlpeGossip
NJË JAVË SFIDUESE NË PUNË DHE DASHURI/ Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox

NJË JAVË SFIDUESE NË PUNË DHE DASHURI/ Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox

Dashi

Kjo javë për Dashin do të jetë mjaft e mirë. Do të keni mundësi të filloni projekte të reja të rëndësishme që do të sjellin rezultat në javët në vijim. Të martën dhe të mërkurën duhet të jeni më të përkushtuar në këto projekte, pasi Hëna do të jetë në shenjën tuaj. Edhe në dashuri do jetë e mundur të rikuperoheni. Mundësi të mira do të vijnë për beqarët, të cilët do të kenë afeksione për dikë.

Demi

Java juaj do të jetë spektakolare, veçanërisht pjesa e dytë. Do të “përvishni mëngët” dhe do të projektoni planet për majin, një muaj plot stimuj, mundësi dhe kënaqësi. Nga e enjtja e tutje do të keni Hënën, Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj: Do të keni ide të shumta kreative, intuitë dhe dëshirë. Për më tepër, Jupiteri, planeti i fatit, do të hyjë edhe në shenjën tuaj shumë shpejt. Në sferën emocionale, gjërat do të përmirësohen.

Horoskopi JAVOR 17-23 prill 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Binjakët

Java do të nisë me këmbën e gabuar. Të hënën do t’ju duhet të përballeni me vështirësitë që do t’ju shkaktojnë Hëna dhe Saturni, veçanërisht në përditshmëri dhe në punë. Do të keni ende shumë tension, vonesa në marrëveshje dhe në rinovimin e një kontrate. Në fund do të jeni në gjendje të shpërbleheni, por do t’ju duhet të bëni shumë përpjekje. Dashuria do të mbrohet nga Venusi. Beqarët duhet të dalin nga zona e komfortit dhe të bëjnë përpjekje për të takuar njerëz, sidomos në fundjavë .

Gaforrja

Kthesa e madhe është një hap larg jush, është shumë afër dhe ju keni filluar të ndjeni ndryshimin. Për momentin duhet të përpiqeni të largoni shqetësimet që ju kanë pllakosur në të kaluarën, nuk ka asnjë arsye që ata të vazhdojnë të ekzistojnë. Është koha për të rikthyer pak qetësi në jetën tuaj, por çdo gjë varet nga ju. E marta dhe e mërkura , në veçanti, do të jenë dy ditë në të cilat tensionet ose pasiguritë e vjetra mund të rishfaqen, jini të kujdesshëm. Në dashuri, silluni gjithmonë me respekt ndaj partnerit. Stresin e punës mos e transferoni në jetën tuaj private.

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kjo javë do të jetë e karakterizuar nga konflikte të vogla, tensione dhe beteja për t’u fituar. Në frontin e punës po humbisni të gjitha referencat e kohës, një partner apo një epror. Ky moment tranzicioni mund t’ju shkaktojë pak irritim që do bënit mirë të mos e shkarkoni në jetën personale, veçanërisht nëse ditët e fundit keni pasur konflikte. Kujdes nga e enjtja e tutje, pasi planetet do të ju vihen kundër.

Virgjëresha

Java juaj do të jetë e mbushur me angazhime dhe ide frymëzuese. Për më tepër, nga e enjtja e tutje do të keni aleatë Diellin, Hënën dhe Mërkurin, të cilëve shumë shpejt do t’u shtohet edhe Jupiteri. Është koha për të shpejtuar projektet në punë, që në muajt e ardhshëm të shihni rezultate. Në dashuri do t’ju duhet të ruani qetësinë dhe të veproni me maturi, veçanërisht nëse gjërat me partnerin nuk ecin mirë prej kohësh.

Peshorja

Një javë e mirë pritet për Peshoren që do të mund të përfitojë për të vlerësuar projektet e reja të punës, madje mund të bëni edhe disa rinovime. Megjithatë, për fat të keq, po dilni nga një periudhë me shumë stres. Jepini vetes kohën e duhur për tu rikuperuar. Në dashuri, shumë çifte po rizbulojnë qetësinë e humbur dhe besimin për të ardhmen. Do të keni tensione të vogla mes të martës dhe të mërkurës.

Akrepi

Ndërsa rruga juaj nuk do të jetë më e mbushur me pengesat e së kaluarës, rimëkëmbja është ende e gjatë. Nëse ju duhet tëb merrni një vendim të rëndësishëm dhe nuk e keni marrë atë akoma, do të jeni në trysni. Ndryshime pune dhe zgjedhjet që të ecni para duhen marrë tani. Nga e enjtja planetet do t’i keni kundër. Sezoni i Demit nuk është kurrë një kohë e lehtë për ju, ndaj shtrëngoni dhëmbët! Nga muaji maj gjërat do të nisin të lehtësohen. Në dashuri do të keni shumë energji. Beqarët do kenë një dëshirë të fortë për t’u shpërqendruar dhe për të bërë gjëra të tjera.

Shigjetari

Java do të nisë me disa tensione, shqetësime në familje dhe në punë. Të hënën mund të keni disa shqetësime në punë, ndoshta do t’ju duhet të ndaloni dhe të ndryshoni diçka përpara se të hidhni hapa. Të martën dhe të mërkurën do të keni një Hënë të bukur që do t’ju mbushë me energji dhe do t’ju frymëzojë për ide të reja. Në dashuri do të duhet të keni ende kujdes, sepse Venusi mund t’ju vërë në vështirësi, veçanërisht në fundjavë.

Bricjapi

Java do të jetë plot stimuj dhe angazhime për t’u përballur me atë entuziazëm dhe kokëfortësi që ju dallon. Megjithatë, është më mirë të mos e mbingarkoni veten, sepse ende nuk e keni kapërcyer plotësisht stresin e muajve të fundit. Do të dëshironi të bëni kujdes që të mos e lëshoni veten në dashuri, përndryshe rrezikoni të ngjallni debate të reja. Pjesa e dytë e javës do të jetë veçanërisht premtuese, sepse në krah do të keni Hënën, Diellin, Mërkurin dhe Uranin. Maj mund t’ju japë kënaqësitë e shumëdëshiruara.

Ujori

Ende do të keni ditë me tension të madh, stres, shpërqëndrim, sidomos në jetën emocionale. Do t’ju duhet të bëni përpjekje për të treguar kujdes maksimal, të silleni në mënyrë diplomatike, të mos jeni të padurueshëm përballë hezitimit të njerëzve të afërt. Është e vërtetë, ju dëshironi gjëra të reja emocionuese në jetën tuaj, por kjo kërkon durim dhe mençuri. Fundjava është shumë intriguese. Pse nuk organizoni një udhëtim të vogël me gjysmën tuaj më të mirë ? Mund të jetë mundësia e duhur për të qetësuar shpirtrat dhe për të rivendosur harmoninë në çift. Mundësi interesante do të vijnë në punë dhe përditshmëria do bëhet pak më e gjallë. Beqarët mund të krijojnë njohje të reja apo lidhje romantike interesante.

Peshqit

Java do jetë shumë interesante, por do të duhet të mësoni të menaxhoni më mirë emocionet në jetën sentimentale. Të hënën, me Hënën ende në shenjën tuaj, emocionet tuaja do të përforcohen edhe më shumë. Bëni mirë të jeni të kujdesshëm, veçanërisht në dashuri dhe në familje. Pjesa e dytë e javës do t’ju lejojë të bëni përparime të mëdha në punën tuaj. Suksese shihen në horizont.