NË KOPSHTIN E PALLATIT TË BRIGADAVE/ Alketa Vejsiu prezanton ‘Class Fashion Show’ – AlpeGossip
NË KOPSHTIN E PALLATIT TË BRIGADAVE/ Alketa Vejsiu prezanton ‘Class Fashion Show’

NË KOPSHTIN E PALLATIT TË BRIGADAVE/ Alketa Vejsiu prezanton ‘Class Fashion Show’

Në kopshtet e Pallatit të Brigadave, në një event ku të pranishëm do të jenë adhurues të modës dhe emra të njohur të televizionit, Alketa Vejziu prezanton sot ( e shtunë, 12 tetor) koleksionet e vitit 2020.

Në sfilatë, do të prezantohet koleksioni me fustane nusesh dhe mbrëmjesh Class by Alketa Vejsiu si edhe koleksioni me fustanet e nusërisë nga Rosa Clará. Prezantimi final do të jetë bashkëpunimi i Vejsiut me dizajnerin e njohur Valdrin Sahiti.

Koleksioni i limituar i Sahitit, “Dream Couture”, pritet të sjellë një tjetër pamje të nuses moderne, që shkon përtej fustanin të bardhë klasik. Përpos kësaj, dizajneri do të prezantojë edhe fustanet Evening Couture, pasqyrë e qasjes moderniste të Sahitit.