Çifti shumë i dashur për publikun, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti Besnik Krapi, me datë 14 Shtator kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare me martesë. Falë ‘Ami Event’ dasma u organizua në një mënyrë përrallore dhe u komentua gjatë në media.
Pas dasmës, dyshja u nis për muaj mjalti dhe kaluan ditë të mrekullueshme pranë njëri-tjetrit. Më pas u kthyen në kryqytet ku iu rikthyen përditshmërisë, punës dhe daljes me miq. Si Besniku ashtu dhe Jonida kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe si rrjedhojë kalojnë një pjesë të mirë pranë tyres, pasi kur një miqësi është e vërtetë nuk ndërpritet vetem se njëri apo tjetri u martua.
Dyshja dalin shpesh me miqtë e tyre, drekojnë ose darkojnë së bashku. Ditën e sotme, Besniku ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit ku shihet duke drekuar me një ndër shokët e tij. Ai ka treguar se të dy kanë vendosur ta kalojnë bashkë ditën dhe mes të tjerash shkruan: ‘Jonida, kështu ishte kjo punë, ti me shoqe, unë me shokë!’.