Organizatori i eventeve të ndryshme, Elton Mehaj ka një kompani që punon me këngëtarët nga Shqipëria e Kosova. Çdo ditë, ai merr të paktën 20 telefonata për rezervime të ndryshme.
I ftuar në “Why Not” nga Roza Lati, ai zbuloi arsyen përse këngëtaret i vardisen për një dasmë më shumë.
Pjesë nga biseda
Roza Lati: Të janë ofruar, të janë vardisur këngëtaret që ti gjesh dasmë më shumë?
Elton Mehaj: Ka patur dhe ashtu rastesh.
Roza Lati: Kanë ardhur zhveshur apo veshur?
Elton Mehaj: Veshur, nuk kanë ardhur deri në atë moment. Dua të jem shumë i sinqertë. Kemi pasur raste. Por dua të ndalem më shumë tek pyetja, ‘A duhesh me u shit?’ Ka këngëtare me talent, por që nuk i kanë kushtet. Do të thotë nuk i kanë mjetet materiale që të bëjnë këngë, klip apo të tjera sepse një tekst i mirë kushton 500-1000 euro, ku është kompozimi, orkestrimi, spoti etj. Flas për Kosovë se në Shqipëri nuk e di. Tani çfarë të bëjmë? Ata që nuk i kanë, duhet të dalin me biznesmena, politikanë etj. Ti ke këngëtare në Shqipëri që ka emër shumë, por varet totalisht nga leku kosovar.