Vetëm pak kohë nga ndarja me Camila Morrone, Leonardo DiCaprio është parë duke festuar me modelen, Maria Beregova në St Tropez.
Ylli i Hollywood-it i dha fund lidhjes me modelen dhe aktoren e njohur në fillim të kësaj vere, pak ditë pas ajo mbushi 25 vjeçe.
Që kur “The Sun” publikoi lajmin për ndarjen e tyre, janë shfaqur fotografi të 47-vjeçarit në një jaht me modelen ukrainase, e cila është vetëm 22 vjeçe.
Ai është fotografuar duke u larguar nga një klub nate dhe duke ecur përgjat një marine me Marian.
Aktori i famshëm ishte pranë mikut të tij, aktorit Tobey Maguire, ndërsa 22-vjeçarja eci pak pas tyre. Ajo mbante veshur një fustan të zi mjaft seksi me dekolte. Veshjen e kishte kombinuar me një palë taka argjendi.
Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se DiCaprio është takuar me modelen ukrainase në muajin korrik të këtij viti.
Ajo ka qenë e martuar me Ahmed Masoud Abdelhafid, i cili drejton një perandori pronash dhe modës në Monako. Ahmed, 30 vjeç, është nipi i Massoud Abdelhafid, i cili ishte ministër i Brendshëm i diktatorit libian, kolonel Muammar Gaddafi.
Maria – familja e së cilës zotëron një ndërmarrje farmaceutike – u rrit në Zvicër, por aktualisht jeton në Londër.