Ndërron jetë nëna e Ardit Gjebresë/ Dedikimi i ndjerë i Jonit: Përgjithmonë…(FOTO) – AlpeGossip
Ndërron jetë nëna e Ardit Gjebresë/ Dedikimi i ndjerë i Jonit: Përgjithmonë…(FOTO)

Ndërron jetë nëna e Ardit Gjebresë/ Dedikimi i ndjerë i Jonit: Përgjithmonë…(FOTO)

Moderatori shqiptar Ardit Gjebrea ka humbur nënën e tij.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali I moderatorit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Joni shkruan i trishtuar se gjyshja e tij e dashur ka ndërruar jetë dhe ka informuar edhe orën në të cilën e ndjera përcillet në varreza.

“Me trishtim shkruaj se mbrëmë gjyshja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në orën 5pm në varrezat e Sharrës, ndërsa vizitat I presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën në 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00,”- shkruan djali I Arditi në foton e postuar në rrjetet sociale. Para disa minutash ai ka postuar gjithashtu edhe një foto të gjyshes së tij të ndjerë dhe shkruan se do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

 

Përgjithmonë në zemrën time ❤️

A post shared by @ jon.gjebrea on