PREJ TRE DITËSH NUK ËSHTË PJESË E EMISIONIT/ Erjona Rusi: Bëra tamponin dhe nuk jam me COVID, por… – AlpeGossip
PREJ TRE DITËSH NUK ËSHTË PJESË E EMISIONIT/ Erjona Rusi: Bëra tamponin dhe nuk jam me COVID, por…

PREJ TRE DITËSH NUK ËSHTË PJESË E EMISIONIT/ Erjona Rusi: Bëra tamponin dhe nuk jam me COVID, por…

Moderatorja e emisionit “Shqipëria Live”, Erjona Rusi mungon që prej të hënës në emision.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë të hënën ajo tha se kishte dhimbje koke dhe se dyshonte se ishte infektuar me koronavirus.

Megjithatë, ditën e sotme ajo ka thënë se ka bërë tamponin dhe analizat e gjakut dhe është me grip, jo me COVID.

Lajmin Rusi e bën të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Zyrtarisht me grip, jo Covid (e konfirmuar me tampon dhe analiza gjaku). Por mu kujtua ky lajm i pak ditëve më parë ku mjekët thonë se është zhdukur gripi sezonal. A është sëmurë ndonjëri prej jush apo familjarëve tuaj me grip këto kohë? p.s: Se mbase jam rast për studim shkencor”, shkruan Rusi.