“BEBI PO VJEN”! Detajet që e bënë të veçantë Baby Shower-in e Sara Hoxhës (FOTOT) – AlpeGossip
“BEBI PO VJEN”! Detajet që e bënë të veçantë Baby Shower-in e Sara Hoxhës (FOTOT)

“BEBI PO VJEN”! Detajet që e bënë të veçantë Baby Shower-in e Sara Hoxhës (FOTOT)

Sara Hoxha është në pritje të bebit të saj të dytë dhe para tre ditësh organizoi Baby Shower-in e fëmijës që presin. Jo shumë foto u bënë publike nga motrat Hoxha por nga ajo çfarë pamë dukej se organizimi ishte tepër elegant dhe klas.

Jemi mësuar të shohim Baby Shower-a ku përdoren ngjyra të forta dhe plot zbukurime shumëngjyrëshe por ky ishte ndryshe.

Një tavolinë e gjatë e dekoruar me kujdesin më të madh në nuancat e ngjyrës blu dhe bezhë. Në tryezë ndodheshin lule, trëndafila blu dhe të bardhë.

Në tavolinë gjithashtu pjesë e dekorit ishin dhe qirinjtë e gjatë dhe elegantë. Pjatat ishin të shoqëruara me peceta të bardha të personalizuara me emrat e të ftuarve në të cë cilat ndodheshin gjithashtu dhe degë ulliri.

Baby Shower-i ishte organizuar në një ambient të hapur në orët e perëndimit.

Sigurisht nuk mungonte as torta. E bardhë dhe e dekoruar me lule të bardhë dhe blu, sipër tortës ndodhej një shënim ”Baby Liço” (Fëmija Liço).

Duket se festa ka qenë e mirë sinkronizuar në çdo detaj dhe ky fakt duket shumë qartë dhe nga fotot e mëposhtme. /AlpeGossip.al