Era Istrefi njihet si artistja që ka guxuar gjithnjë me stilin dhe në çdo projekt të ri sjell diçka ndryshe në pamjen e saj, qoftë me veshjen apo flokët.
Ditën e sotme këngëtarja njoftoi se videoklipi i shumëpritur me Norën, me titull “Nuk e di”, do të publikohet në datë 19 të këtij muaji.
Pas këtij njoftimi, Era ka zbuluar se edhe ndryshimin që ka bërë në pamje duke u kthyer sërish bjonde. Në videon e publikuar në Instastory këngëtarja përveç flokëve, ka treguar se sot ka bërë një piercing të ri.
Era ka zgjedhur që piercing-in e ri ta bëjë poshtë syrit, një vend që nuk shohim shpesh të bëhen piercing.