PËRPLASJA NE TRANSMETIMIN LIVE/ Bleona e pyes nëse e ka inat, Kejvina jep përgjigjen EPIKE – AlpeGossip
PËRPLASJA NE TRANSMETIMIN LIVE/ Bleona e pyes nëse e ka inat, Kejvina jep përgjigjen EPIKE

PËRPLASJA NE TRANSMETIMIN LIVE/ Bleona e pyes nëse e ka inat, Kejvina jep përgjigjen EPIKE

Bleona është nga ato personazhe të showbiz-it shqiptar që nuk mund të mos krijojë ‘zhurmë’.

E drejtpërdrejtë dhe pa dorashka si gjtihmonë, bleona ka qenë e ftuar mbrëmë në Xing me Ermalin ku ka rrëfyer plot gjëra të reja si për projektet muzikore dhe jo vetëm.

Mirëpo, duket se këngëtarja dhe velina, Kejvina Kthjella “nuk i paskan punët shumë mirë”.

Kur erdhi radha e Kejvinës për t’i bërë pyetjen Bleonës, moderatori Ermal Mamaqi i tha të ketë kujdes se nga hera e fundit nuk shkoi shumë mirë.

Pasi Bleona e pyeti pse, Ermali tha: “Desh u ngul thika poshtë çorapes, kështu mu duk mua”.

“Zemër më ke inat ti mua?”, e pyeti Bleona Kejvinën. “Jooo”, i tha Kejvina e habitur nga ky keqkuptim.

“Dhe me të pasur inat nuk flitet dot”, shtoi velina me humor.