“ME TË BUKURËN…”/ Atdheu poston FOTON me Bora Zemanin, ja çfarë i shkruajnë ndjekësat – AlpeGossip
“ME TË BUKURËN…”/ Atdheu poston FOTON me Bora Zemanin, ja çfarë i shkruajnë ndjekësat

“ME TË BUKURËN…”/ Atdheu poston FOTON me Bora Zemanin, ja çfarë i shkruajnë ndjekësat

Një ndër emrat më të komentuar të momentit, është ai i moderatores Bora Zemani, për shkak të shikueshmërisë së lartë që ka programi që ajo drejton “Për’puthen”.

Së fundmi, Atdheu, konkurrenti i këtij programi ka publikuar një foto me moderatores krahas së cilës, ka shkruar:

“Me të bukurën Borë”.

Moderatorja bukuroshe është vënë sërish në qendër të komentuesve të shumtë, të cilët i kanë komplimentuar të dy për pamjen, ndërkohë disa të tjerë nuk kanë kursyer as batutat.

 “Kur klasa është plot me vajza, por ty të pëlqen zysha”, shkruan njëri prej tyre komentuesve.

Ndërsa shumë të tjerë, i kanë kujtuar deklaratën që Atdheu ka bërë për Antonelën.

“Ja kur të thotë Atdheu, më ka puth Bora”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se para pak ditësh në “Për’puthen” pati për herë të parë një përballje treshe mes Antonelës-Mevlanit-Ledjanës. Antonela ju kthye Ledjanës shumë ashpër, duke u shprehur se të premtën e javës së shkuar ajo i shkatërroi takimin me Mevlanin për të marrë vëmendjen e të gjithëve. Debati mes vajzave vazhdoi gjatë, ndërsa Mevlani tha në fund se është akoma i pavendosur se cilën prej tyre pëlqen më shumë.

Në këtë moment ndërhyri Atdheu, i cili tregoi se më herët ka shkëmbyer një puthje me Antoenlën. Këtë gjë e pranoi dhe Antonela, që tha:

“Ka ndodhur tek inaugurimi i lokalit të tij më ka përcjellë në shtëpi dhe më ka puthur në makinë”.

Ndërkohë,  Antonela reagoi, duke ju kthyer keq Atdheut. Ajo u shpreh se Atdheu e ka puthur pa dëshirë në fillimet e saj në “Për’puthen”. Antonela shtoi se fakti që Atdheu e bëri këtë moment intim publik tregon se ai është një mashkull i pabesë.